Shpejtësia 10Gbps është maja e inovacioni; ajo mundëson lidhjen e dhjetëra pajisjeve njëkohësisht pa asnjë rënie performance, duke e bërë shtëpinë tuaj gati për të ardhmen e streaming 8K dhe gaming elitë.
Ne e vlerësojmë kohën tuaj, prandaj ekipi ynë teknik realizon instalimin dhe konfigurimin e plotë brenda 24 deri në 48 orë nga momenti i konfirmimit të kërkesës.
Jo. Për dallim nga lidhjet satelitore apo ato me bakër, rrjeti ynë 100% Fibër Optike (FTTH) është imun ndaj shiut, erës apo stuhive, duke ju garantuar stabilitet absolut në çdo kohë.
Internet simetrik do të thotë që shpejtësia e dërgimit (Upload) është e barabartë me atë të shkarkimit (Download). Kjo është jetike për video-thirrje të qarta, gaming pa vonesa dhe dërgim të shpejtë të dokumenteve të mëdha.
Jo, KL-ED Fiber ju pajis me router-at më modernë Dual-Band. Këto pajisje optimizojnë sinjalin Wi-Fi automatikisht për të siguruar mbulim maksimal dhe performancë të lartë në të gjithë hapësirën tuaj.
Po. Paketat tona të kombinuara ju lejojnë të shijoni internetin ultra-shpejtë dhe kanalet premium të Digitalb & Tring në një kontratë të vetme, duke ju kursyer kohë dhe para.
Pagesat janë të thjeshta dhe fleksibël. Mund të paguani online përmes faqes sonë, në pikat tona zyrtare të shitjes, ose përmes partnerëve tanë të autorizuar të pagesave në të gjithë vendin.
Ekipi ynë teknik kryen matje të sinjalit gjatë instalimit. Nëse keni hapësira shumë të mëdha, ne ofrojmë zgjidhje me Wi-Fi Extenders për të garantuar mbulim të plotë me sinjal maksimal në çdo cep të shtëpisë.